Ish-guvernatorja Hejli mposht Trampin në primaret e Uashingtonit

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Niki Hejli (Nikki Haley) ka mundur ish-presidentin Donald Tramp (Trump) në zgjedhjet paraprake republikane në Uashington.
Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t’u bërë kandidate e republikanëve për presidente.
Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes, por është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që fiton zgjedhjet paraprake republikane.
Tramp megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj Hejlit dhe ka të ngjarë të përballet me presidentin Xho Bajden (Joe Biden) në zgjedhjet e nëntorit.
Hejlei fitoi 62,9% të votave, ndërsa Tramp 33,2%.
Fitorja shihet kryesisht si simbolike, pasi kryeqyteti është një juridiksion shumë i prirur nga demokratët, me vetëm rreth 23 mijë republikanë të regjistruar në qytet.
/rtsh.al/