E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-komandanti i Flotës: Ushtria nuk është mall për skrap

anijeKundëradmiral Kudret Çela, ish-komandant i Florës Ajrore, i cili pret kthimin në detyrë, pasi Gjykata e Apelit e ka rrëzuar urdhrin e Imamit, deklaroi dje për Shqip se duhet një plan i gjerë për rimëkëmbjen dhe modernizimin e ushtrisë, të Flotës Detare, apo edhe të sektorëve të tjerë.

Nuk mund të shitet dhe të shkrihet gjithçka duke mos ndërtuar diçka të re. Unë e kuptoj se po shiten mjete të vjetra që nuk mund të përdoren, pasi kërkojnë buxhet dhe mjete financiare shtesë, por çështja është tek një plan i detajuar për ta modernizuar ushtrinë tonë, për ta kthyer Flotën në një strukturë të rëndësishme në administrimin e hapësirës bregdetare shqiptare, në mënyrë që të luftohen trafiqet dhe të përdoren resurset në të mirë të Forcave të Armatosura, thotë Çela.

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur në shitje për skrap të ushtrisë dhe çuditërisht data e ankandit është caktuar 26 gushti dhe, sipas gjasave, procedurat do të kryhen në muajin shtator.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›