E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-komisari: Dua 1 milion demshperblim

Tirane - Nje nga oficeret e larte te Policise se Shtetit kerkon demshperblim prej 1 milion lekesh per qendrimin e tij ne qeli pergjate vitit 2006, pasi u arrestua nen akuzen e shperdorimit te detyres. Ish-shefi i Komisariatit Lezhe, Tare Beqiri, padit Drejtorine e Policise Lezhe dhe kerkon te paguhet per ditet qe qendroi ne qeli. Komisari u arrestua gjate vitit 2006 nga agjentet e SHKB-se, pasi akuzohej se kishte marre nje shume lekesh nga nje person i arrestuar per droge me qellim lirimin e tij. Dje togat e zeza ne Gjykaten e Tiranes, te kryesuara nga gjyqtarja Esmeralda Ceku, duhet te zhvillonin edhe seancen e pare, qe eshte shtyre per mungese avokatesh. Beqiri ka paditur edhe Thesarin e Shtetit e Ministrine e Financave, te cilave u kerkon 1 milion leke si demshperblim.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›