E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane mbështet protestat dhe kritikon: S’mund të kërkosh respekt për shtetin, kur shteti s’respekton qytetarin

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka shprehur mbështetjen për protestat, duke theksuar se të rinjtë kanë zgjedhur të kërkojnë më shumë nga vendi i tyre, në vend që të largohen nga Shqipëria.

Enio Jaço

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jaço shkruan se zemërimi i qytetarëve është i madh, ndërsa sfida është që pakënaqësia të marrë drejtimin e duhur, pa lejuar që dhuna të cenojë të ardhmen.

“Shqipëria bëhet. Po s’bëhet vetë. Për vite të rinjve ju thane: “Po s’ju pëlqeu, ikni.” Por sot janë në shesh. Kanë zgjedhur të kërkojnë më shumë nga vendi i tyre. Tani do ti themi edhe “pse dolët”?

Zemërimi është i madh. Sfida është t’i japim drejtim, pa e lënë dhunën të na marrë peng të ardhmen. Sepse shpresa ka nevojë për më shumë se një mikrofon dhe kamera. Ka nevojë për përgjigje sot. Perndryshe mund të jetë vonë”, shkruan Enio Jaço.

Në një tjetër reagim, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon raportin mes shtetit dhe qytetarëve, duke nënvizuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

“Nuk mund të kërkosh respekt për shtetin, kur shteti nuk respekton qytetarin”, shkruan Jaço.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›