E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku pyetet 1 orë në SPAK: Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi!

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha shpjegime për gati një orë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. 

Sipas burimeve, ish-zyrtari i Policisë u pyet në lidhje me një hetim të SPAK mbi gati 20 transferime të punonjësve të policisë, të dyshuara si të kryera në shkelje të ligjit. 

Ish-drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku, paraqitet në SPAK 

Hetimi për të cilin u pyet ish-kreu i Policisë ka nisur me herët nga Prokuroria e Berat, por është transferuar për kompetencë në SPAK. 

Jashtë SPAK, Rrumbullaku nuk ndau detaje të deklarimeve, ndërsa tha vetëm se “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›