E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kreu i SHIK, Gazidede, para per kurim

Qeveria vendosi dje te jape nga buxheti i vitit 2008 nje fond prej 540 mije leke per kurimin ne Itali te ish-shefit te SHISH-it, Bashkim Gazidede. Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ne relacionin qe shoqeron kete vendim, thekson se, ndonese edhe me pare qeveria ka akorduar fonde per kurimin e Gazidedes, mbeshtetja e qeverise do te vazhdoje per faktin e vazhdimit te mjekimit te tij ne nje klinike ne Itali. Sipas relacionit te ketij vendimi, ne nentor te vitit 2006 nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave u akordua nje fond prej 4 milione leke per Gazideden, fond i cili nuk u perdor fare per shkak te kohes se shkurter qe ishte deri ne fund te vitit. Me pas, po ne vitin 2007, u akordua nje fond prej 5 milione lekesh per kurimin e tij, i cili nuk u perdor i gjithe per arsye te protokolleve qe perdoren per mjekimin e Bashkim Gazidedes.
Ish-kreu i SHISH ne qeverisjen e pare te PD, Gazidede pas nje qendrimi prej 8 vitesh ne azil politik, me kthimin e Berishes ne pushtet rikthehet ne Shqiperi, duke zene vend si numri dy i Hipotekes shqiptare. Kthimi i tij ne Shqiperi shkaktoi reaksionin e pritshem te opozites, e cila nuk u pajtuar me kete fakt duke deklaruar se Berisha kerkon rehabilitimin e tragjedise se marsit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›