E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK

Elvis Roshi, ish kryebashkiaku i Kavajës është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk dihet asnjë arsye pse Roshi ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se Roshi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës në vitin 2016.

Ish-kryebashkiaku socialist, Roshi fitoi në zgjedhjet e vitit 2015, në Kavajë , një bastion i së djathtës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›