E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-kryeministri i Japonisë qëllohet me armë duke mbajtur fjalim në rrugë

Qëllohet për vdekje ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa mbante një fjalim fushate në qytetin Nara.

Abe u dërgua me avion në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak orë më vonë.

Ish-kryeministri u qëllua në gjoks dhe qafë disa minuta pasi filloi fjalimin e  fushatës. Menjëherë pas krimit, policia arrestoi një person të dyshuar.

Sipas mediave japoneze, agresori kishte qenë pjesë e forcave detare japoneze deri në vitin 2005. Pasi u vu në pranga, ai u tha policëve se ishte i pakënaqur me Abe dhe se donte ta vriste. Nga hetimet e para rezultoi se atentati u krye me një armë artizanale.

Kryeministri aktual i Japonisë, Fumio Kishida, dënoi krimin.

 

FUMIO KISHIDA

KRYEMINISTER I JAPONISE

 

Unë nuk jam në dijeni të motiveve dhe sfondit pas këtij sulmi, por ky sulm është një akt brutaliteti që ndodhi gjatë zgjedhjeve, themelit të demokracisë sonë dhe është absolutisht i pafalshëm.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet e liderëve botërore për sulmin ndaj Abe. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ishte thellësisht i pikëlluar për ngjarjen .

“Mendimet, lutjet tona janë me të, familjen e tij dhe popullin japonez. Moment shumë i trishtuar”, – tha kryediplomati amerikani.

Reagime të ngjashme erdhën edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson, si dhe liderë të tjerë botërorë.

Shinzo Abe, 67 vjeç, ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Ai  dha dorëheqjen në shtator 2020, për shkak të problemeve shëndetësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›