E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri tajlandez ne kerkim, ne Dubai

Ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinawatra, tashme person ne kerkim, besohet se ndodhet ne Dubai te Emirateve te Bashkuara.

Autoritetet e Bangkokut kane kerkuar bashkepunimin e Interpolit per arrestimin e tij. Kreu aktual i qeverise tajlandeze, Abhisit Vejjajiva, ka perjashtuar cdo hipoteze se ka bere nje marreveshje me te.

Mbeshtetesit e ish-kryeministrit u perfshine ne protesta te dhunshme javen e kaluar ne kryeqytet, duke detyruar autoritetet te shpallin gjendjen e jashtezakonshme. Protestuesit mbajten te rrethuar ndertesen e qeverise per disa dite, duke kerkuar rrezimin e kryeministrit.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›