E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paraqitet në SPAK!

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur në prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas informacioneve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK. Ai është mbajtur për më shumë se 1 orë në SPAK.

Prokuroria e posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderët në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Vlen të theksohet se një nga tenderët problematikë të kohës kur Sandër Lleshaj ishte ministër i Brendshëm, ai i uniformave të policisë. Për këtë rast në mars të vitit 2020 ish deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë deponuar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›