Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Serbia e akuzoi atë se gjoja e kishte kryer veprën penale në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur e sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.
Koci tha se Serbia asnjëherë nuk ka paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore. Për sulmin në Banjskë Kosova e ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.
Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.
Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.