E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-presidenti i Perusë dhe bashkëshortja e tij dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash

Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg, shkruan BBC. 

Gjykata tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011.

Gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila bashkëthemeloi Partinë Nacionaliste me Humala, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vjet.

Prokurorët kishin kërkuar që Humala të dënohej me 20 vjet burg dhe Heredia me 26 vjet e gjysmë.

Pas një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet, gjykata dha vendimin e saj të martën.

Humala mori pjesë personalisht në seancë, ndërsa gruaja e tij e dëgjoi atë përmes lidhjes me video.

Ish-presidenti 62-vjeçar dhe gruaja e tij kishin mohuar akuzat./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›