E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton viziton më 3 korrik Shqipërinë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton do të vizitojë më 3 korrik Shqipërinë, me ftesë të qeverisë shqiptare.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ish-presidetit amerikan në Tiranë, ndërsa mësohet se gjatë qëndrimit të tij, Clinton do të vizitojë disa vende në Shqipëri.

Sakaq, vizita e Clinton merr një tjetër rëndësi në një moment kyç të tensioneve Kosovë-Serbi, teksa kujtojmë se gjatë viteve të tij si president amerikan, i dha një mbështetje shumë të madhe për Kosovën gjatë luftës.

Clinton shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›