E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronaret qeveria kompensonvetem per legalizimet

Te tjera rreth shkrimit Lista e pronareve qe perfitojne TIRANEuml - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones njoftoi se filloi procesi i pranimit te kerkesave per shperndarjen e kestit te pare per kompensimin e pronareve te pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale per subjektet sipas listes se miratuar me vendimin e Keshillit te Ministrave nr.900 date 06.12.2011. Ky kest eshte ne masen prej 47 te shumes se pergjithshme ne te holla te miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Ne total kjo shifer shkon afro 193 milione leke te reja nga 410 milione qe eshte dhene nga Keshilli i Ministrave.
Procesi i pranimit te kerkesave te perfituesve nga ky fond do te filloje diten e hene me date 05 mars 2012 dhe nuk do te jete i kushtezuar apo limituar ne afat.
Me kete rast AKKP fton te gjithe subjektet e interesuara emrat e te cileve rezultojne ne listen bashkelidhur te paraqiten prane zyrave tona per dorezimin e kerkeses per kompensim.
Aplikuesit kane detyrimin te paguajne tarifen e sherbimit ne vleren prej 2000 dymije lek dhe gjithashtu te hapin ne emer te tyre nje llogari bankare ne nje nga bankat e nivelit te dyte.
Subjekti perfitues apo perfaqesuesi i tij me prokure duhet te paraqese prane AKKP-se Tirane dokumentacionin e meposhtem

a Kerkesen sipas formularit tip te plotesuar sipas rubrikave.

b Deshmine e trashegimise per te gjithe trashegimtaret e ligjshem te subjektit perfitues sipas radhes se trashegimtareve ne perputhje me percaktimet e Kodit Civil. Per deshmite e trashegimive te leshuara nga gjykata per testamentin e bere me akt noterial te sillet certifikate familjare e personit per te cilin eshte leshuar kjo deshmi Ne rast se subjekti perfitues ka vdekur

c Prokuren e posacme te nenshkruar nga te gjithe subjektet qe perfitojne kompensim ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronare apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme

d Vertetimin e leshuar nga banka e nivelit te dyte per hapjen e llogarise bankare dhe IBAN-in perkates

e Fotokopjen e dokumentit te identifikimit si dhe certifikaten familjare te kerkuesit/aplikuesit

f Mandat pagesen per shumen 2 000 dymije leke per cdo aplikim te vecante.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›