Ish senatorja kolumbiane Ingrid Betancourt do të kandidojë sërish për presidente

Ish senatorja kolumbiane Ingrid Betancourt ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për presidente, njëzet vite pasi u rrëmbye nga rebelët e krahut të majtë. Në vitin 2002, Zonja Betancourt, po bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale të atij viti kur u rrëmbye nga rebelët fark dhe u mbajt peng për më shumë se gjashtë vjet.
Pasi njoftoi pjesëmarrjen në garën presidenciale që do të mbahen në muajin të këtij viti, Betancourt u zotua se do të luftonte korrupsionin dhe varfërinë nëse fiton. “Sot jam këtu të përfundoj atë që nisa. Jam këtu për të pretenduar të drejtat e 51 milion kolumbianëve që nuk kanë gjetur drejtësi sepse jetojmë në një system që shpërblen kriminelët”, – tha ajo.
Rebelët fark ishin një grup marksist që për më shumë se 50 vite kanë qenë në luftë me qeverinë kolumbine. Në 2016-ën ata bënë thirrje për armëpushim.