Ish-shefi i diplomacisë italiane, Frattini shpallet ”Qytetar Nderi” i Tiranës

Ish-shefi i diplomacis ë italiane, Franko Fratini ësht ë shpallur sot “Qytetar Nderi” i Tiranës. Në një ceremoni të organizuar nga Kryebashkiaku Lulzim Basha në Pallatin e Brigadave, Fratinit ju dorëzuan celësat e Tiranës ,me motivacionin “Për kontributin e cmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen dhe integrimin Euroatlantik të Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast qytetari i parë i Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se Fratini nuk merr sot celësin e suksesit, pasi celësat e zemrave të shqiptarëve i ka pasur prej kohësh.
I parnishëm në ceremoni Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin më të madh ndaj Fratinit, duke vlerësuar jo vetëm rolin e tij në liberalizimin e vizave, por dhe në integrimet Euroatlantik dhe atë Europian.
“ Jemi sot këtu për të shprehur nderimin e madh mirënjohjen e thellë respektin e pakëlëkundur të një figure të shquar dhe një nga miqtë më të mirë të Shqiërisë dhe shqiptarëve, i cili me përkushtimin ndaj vendit dhe kombit të tij ka dhënë një kontribut historik në arritjetet e tyre. Jam i vetëdijshëm për rolin tuaj shumë të cmuar në integrimin Europian dhe Euroatlantik në përgjithësi dhe atë të heqjes së vizave në vecanti. Kënaqësia jonë është se ne ju nderojmë sot pasi kemi dëshmuar performanc ën më të mirë pas liberalizimit të vizave. Një ndihmë tjetër e juaja e cmuar ka qenë ajo në rrafshin bilateral” tha Berisha.
Ndërsa vetë ish-Ministri italian u shpreh i nderuar nga ky vlerësim ndaj tij, ndërsa shprehu bindjen se heqja e vizave nuk ishte as dhuratë as favor nga BE, por gjithcka ishte më se e merituar.
“ Është një nder i madh për mua sa i përket nderit që më bëhet nga zoti.Basha dhe fjalët që tha Kryeministri Berisha. Kjo vizita e imja në Tiranë është dëshmi e nderit që më bëhet në një vizitë vëllazërore në Shqipëri. Është një nder i madh , ku sot mu dorëzuan celësat e Tiranës dhe kam kënaqësinë të shoh dhe ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qytetin e Tiranës. Shqipëria e meriton vërtet këtë përpjekje, dhe liberalizimi i vizave nuk ishte një dhuratë apo favor, por gjithcka më se e merituar” u shpreh Fratini.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe personalitete të tjera politike, si dhe ambasadori i BE Ettore Sequi dhe ai i Italilë Massimo Gaiani.