Ish te denuarit Nderkombetaret te nderhyjne per dialog

Ish të dënuarit politikë kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për
të ulur në dialog grevistët e urisë me Qeverinë shqiptare.
Në ditën e 24 të grevës së urisë, kreu i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Skënder Tufa deklaroi, në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, se tashmë gjendja e grevistëve është tepër e rëndë dhe se duhet një reagim i menjëhershëm i shtetit për zgjidhje, në përputhje me ligjin, me qëllim që të mos ketë viktima në njerëz.
Tufa deklaroi se greva e urisë është vetëm për çështje ekonomike dhe akuzoi politikën shqiptare është e pandjeshme Greva e urisePërmirësohet shëndeti i NdrecësProtesta e gazetarëve Greva e urisë dhe e djathta zyrtare ndaj këtij akti njerëzor.
Grevistët: Të reagojë edhe feja
Ka qenë e vështirë nata për grevistët, për shkak të motit të keq pasi shiu i rënë jashtë ka depërtuar në çadrën e e improvizur të tyre duke lagur gjithcka përfshirë edhe medikamentet që i kanë refuzuar.
Grevistët kanë hyrë në ditën e 24 të grevës së tyre të urisë, ndërkohë që tashmë u kanë bërë thirrje Kryqit të Kuq dhe organziatave të tjera humanitare të ndihmojnë me batanije pasi gjithcka është lagur. Nga ana tjetër kërkojnë ndërhyrjen e komuniteteve fetare.
“Do t’u drejtoheshim komuniteteve fetare, atij musliman dhe atij katolik, sepse për Janullatosin nuk kemi cfarë presim. Selim Muçës, për të mos ja kujtuar që ka qenë Sekretar Partie dikur dhe tani ka kaluar në drejtimin e komuniteti musliman, Rrok Mirditës për të mos i thënë që ka kaluar nën filtrat e UDB-së për t’u shuguruar prift për Shqiptarët që ishin në Amerikë në vitet 60, kur në Jugosllavi sundonte akoma komunizmi. Të bëhen pak të përgjegjshëm për misionin që kanë si kryetarë të komuniteteve fetare”, tha ish i përndjekuri, Fatmir Lamaj.
Përmirësohet shëndeti i Ndrecës
Prej dites se shtune kurohet ne nje prej reparteve te reanimacionit te spitalit Papanikolau te Selanikut , Gjergj Ndreca nje prej dy grevisteve te urise qe i vunë flakën vetes pasi u lyen me benzinë në shenjë proteste.
Sipas mjekeve te kirurgjise plastike gjendja e tij ka filluar te permiresohet ndjeshem dhe ndoshta shume shpejt mund te dale nga dhoma e reanimacionit.
“Falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shërimin e Gjergjit.Unë e pashë në reanimacion dhe gjendja e tij paraqitet më e mirë. Unë falenderoj drejtuesit e Partisë Socialiste dhe të gjithë ata që na kanë ndihmuar”, thotë Ermina Ndreca, bashkëshortja e Gjergj Ndrecës.
Top Channel ka mundur te siguroje edhe disa fotografi nga salla e renaimacionit brenda se ciles, Ndreca megjithese mes dhimbjesh deklaron se nuk do e nderprese per asnje cast perpjekjen e nisur dhe mbeshtet shoket e tij qe vazhdojne greven.