Ish të përndjekurit e Elbasanit: Grevistët e Tiranës, të dënuar ordinerë

Greva e ish te perndjekurve politike qe po zhvillohet ne Tiranë është kritikuar dhe kundërshtuar ashper nga Shoqata e ish te perndjekurve politike-antikomuniste demokrate ne Elbasan.
Ne nje komunikim per rmediat kryetarja e kesaj shoqate ,Liljana Herri, e ka cilesuar kete greve si jo morale pasi individet e perfshire jane te denuar per krime ordinere dhe perfaqesojne interesat individuale, e jo te klases qe ata pretendojne se perfaqesojne.
Herri ka theksuar se greva ne fjale eshte teresisht politike dhe e shtyre nga opozita shqiptare. Kryetarja e shoqates se te perndjekurve politik antikomuniste demokrate ne Elbasan i ka bere thirrje grevisteve te largohen nga kjo greve, e cila po demton imazhin e te perndjekurve politike.
Persa i perket negociatave te mundshme midis kryeministrit Berisha dhe grevisteve Herri ka theksuar se perderisa greva u cilesua si e paligjshme me nje vendim te Gykates, atehere qendrimi i Kryeministrit per te mos negociuar eshte i drejte.