Ish të përndjekurit kërcënojnë me grevë urie
TIRANE- Ish të përndjekurit politik kanë kërcënuar me nisjen e një greve urie.
Sipas tyre qeveria nuk ka mbajtur premtimet për dëmshpërblimet, ndaj nëpërmjet një konference për shtyp ata lajmëruan 25 shtatorin si ditën e nisjes së grevës së urisë.
Ish të përndjekurit politik akuzojnë Partinë Demokratike për abuzim me ta, pasi sipas tyre, gjendja aktuale është shumë e rëndë.
Dëmshpërblimi i tyre është shtyrë për një afat të pacaktuar, dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të ligjeve që qeveria aktuale bën ë kundërshtim me Kushtetutën, thonë ata.