Ish te persekutuarit Sequi Te zbatohet ligji

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi vizitoi të martën
paradite Gjergj Ndrecën, grevistin që tentoi të vetëflijohej një ditë
më parë në shenjë proteste ekstreme ndaj mosreagimit qeveritar për kërkesat që kanë ish të dënuarit politikë për dëmshpërblim për vitet e
burgut.
"Unë i shpjegova Gjergjit simpatinë njerëzore të të gjithë kolegëve të mi të Brukselit. Ne besojmë që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin e ish të persekutuarve janë çështje që duhen trajtuar në përputhje me legjislacionin që duhet vënë në zbatim. Po ashtu duhet dialog mes palëve që janë të përfshira në këtë proces", u shpreh Sequi.
Ambasadori theksoi se nëpërmjet dialogut dhe kontakteve ky problem mund të trajtohet dhe po ashtu Greva e uriseNdreca në gjendje të rëndë Deklaratë e ish të përndjekurve grevistë Arvizu tek grevistët: Qeveria t'ju dëgjojë duhet të vihet në zbatim ligji përkatës.
Ndërsa mjeku reanimator Ilir Nezha, i cili ka ndjekur prej fillimit ecurinë e pacientit Gjergj Ndreca u shpreh se gjendja shëndetësore është e qëndrueshme, por nuk mund të flitet për dalje jashtë rrezikut.
Grevistet,deklaratë me tetë pika
Duke shfrytëzuar një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqip” në Top Channel, ish të burgosurit politikë në grevë urie, ende të tronditur pas tentatives per vetëflijim të bashkëvuajtësit të tyre, Gjergj Ndreca, lëshuan një deklaratë për publikun, shtylla e së cilës ishin 8 pika.
Në pikën e parë të deklaratës së tyre, ish të burgosurit këmbëngulin se greva e tyre është e motivuar vetëm ekonomikisht.
Së dyti, thonë grevistët, cdo përpjekje nga parti apo shoqata për ta orientuar politikisht këtë grevë, konsiderohet e papranueshme.
Së treti, ish të burgosurit politikë e konsiderojnë deklaratën e kryeministrit Berisha, që vlerësoi se greva është politike dhe e nxitur nga PS, si shmangie e tij për të zgjidhur kërkesat e tyre.
Së katërti, ish të përndjekurit vlerësojnë si të papranueshme heshtjen e Presidentit të Republikës lidhur me protestën e tyre.
Së pesti, grevistët kërkojnë nga organizmat ndërkombëtarë këtu në Tiranë, vecanërisht nga Ambasadori BE-së, Ettore Sequi dhe Ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu që të ndërhyjnë që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, nisur nga heshtja e organeve të vendit.
Së gjashti, ish të përndjekurit vlerësojnë angazhimin e medias joqeveritare dhe u apelon atyre qeveritare të mos pasqyrojnë përciptazi protestën e tyre.
Së shtati, ish të përndjekurit falenderojnë qytetarët shqiptarët për mbështetjen në këto ditë të vështira.
Dhe pika e tetë dhe e fundit, ish të përndjekurit shprehin vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund grevës. “Më mirë të vdesësh me nder, se sa të vdesësh i përbuzur”, thonë ata.