Ish-ushtaraket ne proteste

Ish-ushtarakët kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë në largim
“Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga një
institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike. Ata janë mbledhur
sot përpara godinës së SHQUP-it, nga ku kanë bërë thirrje gjithë
ushtarakëve të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.
“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, ka thënë ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes Bajram Mane, i cili ka theksuar se nuk do të lejohet kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet. Ish- ushtarakët më tej i kanë kërkuar ministrit në ikje të Mbrojtjes, Arben Imami të anulojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare. Më tej, ata i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast. Ata kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë. / Top Channel