Ish-zona industriale në Shkodër prej vitesh pa ujë, banorët e blejnë ose e mbushin atë në lagje të tjera

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojnë pranë ish-zonës industriale në Shkodër.
Një pjesë e banorëve e blejnë ujin, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë mundësi ekonomike dhe e mbushin atë në lagje të tjera.
Që pas viteve 90 kur zunë vend aty me qindra familje në lagjen “Fermentim”, përballen me probleme sociale. Në kushte të tilla, familjeve në këtë zonë u mbetet të presin që institucionet të ndërgjegjësohen për ti dhënë rëndësinë ndërtimit të një sistemi ujësjellësi i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pijshëm.
Gazetar:Mirsad Rakaj
/RTSH/