E Martë, 3 Nëntor 2026

Ish-zyrtari i OKB-së: Shkaqet rrënjësore të luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk janë adresuar si duhet

Një ish-zyrtar i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, i cili dha dorëheqjen për shkak të qëndrimit të tij ndaj Izraelit dhe operacionet e tij ushtarake në Gaza ka deklarura se shkaqet rrënjësore të luftës nuk janë adresuar ende si duhet.

Ish-zyrtari gjithashtu pretendon se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka përdorur këtë mantër të një zgjidhjeje me dy shtete si një justifikim për të mos adresuar shkaqet rrënjësore të problemit”, Craig Mokhiber, ish-drejtor në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). T

Në një intervistë për CNN, Mokhiber shprehet se “sigurisht nuk ka mbetur asgjë për një shtet të qëndrueshëm palestinez” dhe se nuk ka asnjë shpresë që një qeveri izraelite të kthehet në kufijtë e vitit 1967.

“Ajo që ne kemi parë është ky premtim i një zgjidhjeje me dy shtete si një perde tymi pas së cilës ne kemi parë vazhdimin e shpronësimit, persekutimit, shkeljeve të rënda dhe tani siç kam pretenduar unë, po ashtu ndodh edhe gjenocidi,” tha ai.

Mokhiber, tha se jetonte në Gaza duke punuar për të drejtat e njeriut për OKB-në në vitet 1990, vuri në dukje në një letër drejtuar shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut se Gaza është një rast tekstual i gjenocidit.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet evropiane për mbulim politik dhe diplomatik për mizoritë e Izraelit.

Ndërkaq, komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha të mërkurën se Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte që nga shpërthimi i luftës muajin e kaluar.

“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha Türk, duke shtuar, “Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë është gjithashtu një krimi i luftës, si dhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, u shpreh Turk.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›