E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishin nisur nga Tirana drejt Peshkopisë për të shitur drogë, e pësojnë 4 të rinjtë

Një 23-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga uniformat blu të qyteti të Dibrës pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe të ndarë në doza.

Tre personat e tjerë që shoqëronin 23-vjeçarin u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia pas informacioneve se disa shtetas po udhëtonin nga Tirana drejt Peshkopisë për të shitur drogë, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Siç bëhet me dije nga policia, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, uniformat blu ndaluan automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, konkretisht shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›