E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte 3-1, përfundoj 3-4, tmerr për Inter

Interi nuk ka arritur të përballoj Atalantën, skuadër e cila e ka specialitet mposhtjen e Interit. Interi humbi ndeshjen në terrenin e saj me rezultat 4 me 3, edhe pse kishte epërsinë në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Rochi shënoj për Interin në minutën e 43 të ndeshjes. Bonaventura në minutën e 56 barazoj në 1 me 1, Alvarez brenda katër minutash shënoj dy herë për 3 me 1.

Radha për gola i erdhi sulmuesit argjentinas, Denis. Në minutat 65, 71 dhe 77, Denis realizoj het trik për kapitullimin e Interit. Pas kësaj humbje, Inter zbret në pozitën e pestë me 50 pikë të tubuara./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›