Ishte dënuar 13 vjet burg për vrasje, arrestohet në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për vrasje.
Mbrëmjen e sotme blutë e këtij qyteti kanë arrestuar shtetasin, Admirand Dragoti, i cili sipas autoriteteve policore ishte person i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 13 vjet burg për vrasje nga Gjykata e këtij qyteti.
Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.