E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në Durrës Ergys Agasi! Detaje

Është arrestuar ditën e sotme nga forcat operacionale në qytetin e Durrësit në afërsi të vendit të quajtur “Plepat” biznesmeni Ergys Agasi.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se arrestimi i Agasit është bërë në Plepa, ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë.

Kujtojmë se Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›