E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishte fshehur mes arkave me birrë dhe po tentonte të arratisej për në Shqipëri, merr fund “aventura” e shqiptarit në Bari

Një shqiptar, i cili kishte ikur drejtësisë italiane, ishte fshehur mes paletave me birrë dhe detergjente dhe ishte gati të nisej për në Shqipëri.

Por efektivët në detyrë në portin e Barit, e zbuluan dhe e çuan në burg, para se të largohej përfundimisht nga toka italiane.

Kështu ka përfunduar aventura e të arratisurit me kombësi shqiptare, i cili ishte dënuar me burg pasi konsiderohej anëtar i një organizate të përfshirë në vjedhje në zonën e Cilentos.

Kur ushtarakët e identifikuan, i arratisuri nuk bëri rezistencë. Pasi u arrestua ai u dërgua në burgun e Barit në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›