E Martë, 3 Nëntor 2026

Ishte larguar dje nga banesa, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Mborje. Policia bën me dije se shtetasja L.Th, banuese në korçë, është gjetur pa shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›