E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ishte larguar nga banesa, gjendet e pajetë e moshuara në Elbasan

Një e moshuar është gjetur e pajetë në Elbasan, pasi ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe”, njofton policia.

Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza). /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›