E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ishte në kërkim për drogë, arrestohet 33 vjeçari në Cërrik. Pritet të ekstradohet në Kosovë

Një 33 vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova.

Ndaj këtij shtetasi, gjykata e Pejës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për ekstradimin e 33-vjeçarit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›