E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh/ Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali

Një biznesmen shqiptar është gjetur i vrarë në një fshat, në San Carlo Canavese të Torinos.

La Repubblica raporton se bëhet fjalë për 43-vjeçarin Fatmir Ara, me origjinë shqiptare që jetonte në Torino.

Trupi i pajetë i Arës është gjetur dje nga karabinierët në një fushë, pak hapa larg një karroce, përgjatë një rrugice në fshat të hapur.

Mësohet se ai ishte shpallur i zhdukur dy ditë më parë nga familjarët.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›