Islami: Gjika, fajtor për humbjen e PS-së në Vlorë

Deputeti Kastriot Islami ka reaguar sot pas akuzave të kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika i cili e ka konsideruar atë si kryekriminelin e zgjedhjeve. Në një prononcim për mediat Islami e ka bërë fajtor Gjikën për humbjen e PS-së në Vlorë duke e akuzuar për shitjen e votave në favor të Partisë Demokratike. Sipas Islamit Gjika është fajtor për mosarritjen e qëllimeve në fushatë duke shtuar se ai ka probleme me bashkinë. Gjithashtu Islami e akuzoi Gjikën për bashkëpunim me ish deputetët e PD-së për lejet e ndërtimit duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për mosmarrjen e mandateve të tjera në Vlorë.