Ismail Qemali, Akademia e Shkencave Album me foto

Figura e Ismail Qemalit ka ardhë në formën e një Albumi në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kushtuar kësaj figure kaq të rëndësishme të kombit, i cili vuri gurin e parë në themelet e shtetit të pavarur. Autori i librit, Kristo Frashëri, në pamundësi për të qenë prezent, përfaqësohet nga i biri i tij.
Zv.kryetari i Akademisë së Shkencave u shpreh se figura e Ismail Qemalit duhet vlerësuar më shumë. Monumenti i tij është dhe duhet të jetë pjesë e kryeqytetit edhe më tej.
Botimi i Albumit është mundësuar nga miku shqiptar, Ambasadori Silvano Pedrollos. Pjesë e Albumit gjithashtu është edhe një CD me kënget e vjetra të e popullit tonë.