Itali - 16 miliardë dollarë për rindërtimin pas tërmetit
Ministri i jashtëm italian përllogarit se nevojiten rreth 16 miliardë dollarë për rindërtimin e rajonit të shkatërruar nga tërmeti në fillim të muajit.
Ministri Roberto Maroni tha mbrëmë se qeveria do të fillojë kërkimin për burime të reja për rindërtimin në rajonin e Abruxos qendrore, të dëmtuar rëndë nga tërmeti me fuqi 6,3 ballë.
Të paktën 290 vetë u vranë, mijëra mbetën të pastrehë dhe dhjetra ndërtesa historike u shkatërruan nga tërmeti i 6 prillit, që u shoqërua me pasgoditje të fuqishme. //bsa//