E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 4 vjet burg avokatit te Berlusconi-t

Avokati anglez i kryeministrit italian Silvio Berlusconi, David Mills eshte denuar nga nje gjykate italiane me 4 vjet e 6 muaj burg per korrupsion ne proceset gjyqesore.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave pervec denimit me burg, Mills eshte i detyruar te demshperbleje me 250 mije euro pjesen civile te Presidences se Keshillit.

Denimi i Mills ka te beje me 600 mije dollare qe kryeministri Berlusconi i ka paguar atij, ne menyre qe te jepte nje deshmi te rreme ne disa procese gjyqesore.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›