E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali 700 emigrante ne dy ditet e fundit

Mbi 700 persona u shpëtuan në dy ditët e fundit nga roja bregdetare italiane larg brigjeve të Siçilisë.

Katër barkat ishin mbushur me sirianë, egjiptianë, eritreanë, nigerianë dhe ganezë. Katër pjesëtarë të një familjeje u dërguan me urgjencë në spital për t’u kuruar. Konflikti në Siri dhe trazirat në Egjipt kanë shtuar numrin e refugjatëve që kërkojnë të arrijnë Italine muajt e fundit. Mijëra njerëz kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme nga Afrika e Veriut në Itali, apo Maltë, me barka. Vendet europiane po vlerësojnë nëse ata kanë bazat për të kërkuar azilin në Europë. Italia u ka kërkuar partnerëve europianë të bëjnë më shumë për të ndarë ngarkesën e strehimit. Pak ditë më parë, një gomone me 27 persona në bord që dyshohej të ishin klandestinë me origjinë nga Lindja e Mesme u zhduk në Kanalin e Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas rojës bregdetare italiane, gjatë ditës së hënë rreth orës 20.50, u lëshua një sinjal për ndihmë, por pavaresisht nisjes se menjëhershme të anijeve nga Pashalimani dhe Porto Palermo në Shqiperi, nuk u bë e mundur gjetja e gomones. Operacioni i kërkimit vazhdoi gjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit të së martës, nga 4 anije dhe 1 helikopter i marinës italiane në një pjesë të përqendruar rreth zonës detare të Puljas. Rreth mesditës, marina italiane njoftoi se e kishte lokalizuar gomonen dhe ajo gjendej në ujrat e saj territorialë. Për këtë arsye, ajo kërkoi të vazhdonte e vetme operacionin e shpëtimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›