Itali, Berlusconi lë spitalin e San Raffaele

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin San Raffaele ku ishte shtruar prej 4 ditësh pas plagëve të marra pasi u godit me një statujë gjatë një tubimi në Milano. Kryeministri përshëndeti më dorë gazetarët që e prisnin jashtë spitalit. Nga sulmi që iu bë në Piazza Duomo Berlusconit iu thye hunda dhe dy dhëmbë. Për 15 ditë kryeministri nuk do kryejë asnjë funksion publik.