E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Enrico Letta në punë për të krijuar qeverinë

25-04-2013 / Gazeta 55

Postet më të rëndësishme mbeten Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë

Fjalët kryesore Letta i shqiptoi që në përballjen e parë me gazetarët:"Qeveria nuk do të lindë domosdoshmërisht". Dita e sotme është e para për kryeministrin italian Enrico Letta në përpjekjen për të formuar një qeveri shërbimi, ashtu si dhe e ka cilësua vetë zv/sekretari i partisë demokratike. Por beteja duket se do të jetë e fortë të paktën në dy fronte. Në postet e ministrisë së brendshme dhe atë të drejtësisë, ku Berluskoni pretendon të emërojë njerëzit e tij. Sipas analistëve politikë Letta ka cilësitë e duhura për të qenë një lider në këtë moment. Ai mund të luajë shumë mirë rolin e mediatori, por pjesa e vështirë është vënia në praktikë e një programi mbi të cilin të gjitha partitë politike duhet të jenë dakord.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›