E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali: Hetime rreth thirrjeve për vrasjen e Berlusconit

Zyrtarë italianë kanë filluar një hetim lidhur me thirrjet për vrasjen e kryeministrit Silvio Berlusconi, të publikuar në Facebook.

Ka të paktën dy grupe të ndryshme në Facebook, me rreth 16 mijë anëtarë, të cilët bëjnë thirrje për vdekjen e kryeministrit.

Policia italiane i ka kërkuar Facebook-ut, që e ka bazën në Kaliforni, t'i çaktivizojë faqet elektronike.

Rivali politik i zotit Berlusconi, Dario Franceschini, po ashtu ka bërë thirrje të hiqen faqet e Facebook-ut.

Këto faqe u krijuan vitin e kaluar, por kohët e fundit kanë tërhequr anëtarë të rinj, ndërsa kryeministri Berlusconi ka patur probleme ligjore dhe jeta e tij private është vënë në qendër të opinionit. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›