E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, "Krishtlindje te Bardha" pa emigrante klandestine

Breshia-Ne qytezen e Kokalios ne Breshia, ka nisur nje operacion i koduar "Krishtlindje te Bardha", me objekt "pastrimin" e qytetit nga emigrantet klandestine. Sipas mediave italiane, "fshesa" italiane, e iniciuar nga administrata shteterore e Liges se Veriut, do te aplikohet ne cdo banese ku ka informacion se jetojne emigrante. Policet do te shkojne dere me dere dhe do te kontrollojne dokumentet e emigranteve. Aksioni mesohet se do te perfundoje ne daten 25 dhjetor, diten e Krishtlindjeve. Ne qytezen e Kokalios, ku jetojne me pak se 7 mije banore, 1500 prej tyre rezultojne se jane emigrante, kryesisht marokene, shqiptare dhe qytetare te ish-Jugosllavise. Pas ketij kontrolli, kryetari i bashkise do t'i kerkoje zyrtareve te tij, te dhena te hollesishme per regjistrin e te huajve. "Nese emigrantet qe kane leje qendrimi te skaduar dhe nuk kane filluar rinovinimin e tyre dhe nuk tregojne, do te kthehen automatikisht",- tha kryetari i bashkise, Franko Claretti. Ideja e afrimit te "gjuetise" ilegale per Krishtlindje, ka shkaktuar protesta nga nje pjese e emigranteve te ketij qyteti, ku dihet qe banojne edhe shume shqiptare.

L.K

Operacioni

"Fshesa" italiane, e iniciuar nga administrata shteterore e Liges se Veriut, do te aplikohet ne cdo banese ku ka informacion se jetojne emigrante. Policet do te shkojne dere me dere dhe do te kontrollojne dokumentet e emigranteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›