Itali, Liga e Veriut serish kunder emigranteve

Ky propozim i Liges se Veriut mberriti menjehere pasi lideri i saj Umberto Bossi deklaroi se forca e tij politike do te votoje kunder rishikimit te ligjit per dhenien e nenshtetesise italiane per emigrantet. Gati cdo dite, Liga e Veriut po nxjerr ndonje ide te re qe mund t’u veshtiresoje jeten emigranteve me banim ne Itali.
Ideja e kufizimit e asistences u konsiderua nga opozita si nje cmenduri antikushtetuese, madje u kritikua edhe nga disa eksponente te qeverise. Ministri i Mbrojtjes, Ignazio La Russa tha se trajtimi i ndryshem i italianeve dhe i te huajve qe kane humbur punen pa pasur asnje faj, do te ishte dicka e padrejte sepse taksat i paguajne te gjithe njelloj.
Si per ironi te fatit, propozimi mberriti pikerisht diten kur Papa Benedikti XVI terhoqi ne nje fare menyre vemendjen mbi kete teme. Gjate nje takimi, Shenjteria e tij tha se, “emigranti eshte person me te drejta themelore te pamohueshme qe duhen respektuar gjithmone nga te gjithe”.