E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Maroni: Moratorium per emigrantet

Ministri i Brendshem i Italise, Roberto Maroni ka hedhur idene e nje moratoriumi dy vjecar per emigrantet pas krizes ekonomike globale qe ka perfshire Italine.

“Ne kete moment krize duhet te mbrojme punetoret qe jane ketu dhe qe rrezikojne te humbin vendin e punes”, eshte shprehur Maroni.

“Do te jete e nevojshme per nje moratorium dy vjecar per hyrjen e punetoreve qe vijne nga vendet e tjera. Te shohim ndikimin e krizes dhe me pas te vendosim per hyrjen e punetoreve te tjere”, propozoi ministri i Brendshem i Italise.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›