Itali, Maroni: Te vendosur ndaj emigranteve

“Per te ndaluar emigracionin klandestin nuk duhet te jemi te mire, por te keqinj, te vendosur per te vene ne zbatim ligjin”. Keshtu eshte shprehur ministri i Brendshem i Italise, Roberto Maroni.
Por deklaratat e tij kane hasur kundershtine e opozites. Zedhenesi i PD-se, duke komentuar frazen e ministrit theksoi se “emigracioni ndalohet vetem me instrumentat e duhur dhe jo me propagande”.
“Nga ministri presim me shume vepra sesa fjale qe mund te jene te rrezikshme. Maroni ka humbur koken, rrezikon te nxise urrejtjen”, tha ai.