Itali/ Moti i keq “gjunjëzon” rajonin Marche, 7 viktima dhe 3 të zhdukur

Moti i keq ka “gjunjëzuar” rajonin Marche-n në Itali, duke shkaktuar shtatë vdekje dhe tre të zhdukur. Shirat e dendur i kthyen rrugët në përrenj, duke marrë përpara makinat.
Mes të zhdukurve është edhe një djalë 8-vjeçar. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinë e cila u bllokua nga uji. Nëna u shpëtua nga zjarrfikësit, por nuk ka ende asnjë gjurmë nga djali.
Në tre orë stuhi, ra gjysma e shiut që binte në një vit në rajon. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa në të gjithë rajonin është dhënë alarmi për daljen e lumenjve nga shtrati. Shkollat në rajon janë mbyllur, ndërsa rrugët janë të pakalueshme./ Tgcom
/rtsh.al/