E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Napolitano pranon rikandidimin

“Jam i gatshëm, nuk mund të dorëzohem. Por tani të gjithë së bashku duhet të marrim përsipër përgjegjësitë”.

Me këto fjalë Giorgio Napolitano ka bërë të ditur vendimin e tij për të pranuar rikandidimin si president i Republikës së Italisë. Ndërkohë, në orën 15, në Dhomën e Parlamentit italian filloi votimi, pas dështimit të radhës në orët e mëngjesit. Pragu për rizgjedhje është 504 vota. Sipas raportimit online të “Corriere della Sera”, Napolitano mund të mbështetet në një kuotë potenciale prej 795 votash nga 1007. Për rikonfirmimin e tij në krye të shtetit duhet të votojnë të gjithë të zgjedhurit, përveç 163 deputetëve të Lëvizjes 5 Yjet, 45 deputetëve të SEL, si dhe dy senatorëve të përjetshëm Giulio Andreotti e Carlo Azeglio Ciampi. Këta të fundit nuk po marrin pjesë në votim për motive shëndetësore, ndërsa presidentja e Dhomës, Boldrini dhe ai i Senatit, Piero Grasso nuk kanë të drejtë votimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›