Itali, antimafia arreston kreun e Camorra-s

Gjate arratisjes se pare ne nje kanal te ujrave te zeza ai ishte plagosur. Gjate arrestimit mafiozi iu drejtua karabiniereve me fjalet: Fituat ju. Setola, i dyshuar si drejtues i nje skuadre mafioze ekzekutimesh, kishte mundur te largohej nepermjet nje tuneli nen vendin ku ai fshihej ne Napoli.
38-vjecari, pjesetar i Camorres, i denuar me pare, u kap pas nje gjuetie te vertete njeriu ne veriun e Napolit, tashme te famshem prej librit te Roberto Savianos, “Gomorrah”. Dy dite me pare, forcat italiane e rrethuan vendin ku fshihej Setola, por ai arriti te largohej permes kalimit te nendheshem.
Kete here, 38-vjecari kish tentuar largimin nga catite e shtepive perqark. Setola dyshohet per 18 vrasje ne Itali, qe prej muajit maj, perfshire dhe ato te 6 emigranteve nga Gana, episod qe shkaktoi trazira te medha ne Napoli. Me heret gjate dites, hetuesit sekuestruan prona e biznese me vlere 10 milione euro, qe besohet se kontrolloheshin te gjitha nga Setola.
Pas arrestimit ministri i Brendeshem i Italise deklaroi se arrestimi i Xhuzepe Setolas ishte nje grusht shume i forte per Camorran.