E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bisedime per formimin e nje qeverie

Liderat politikë italianë vizituan të enjten presidentin Napolitano, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie.

Që prej zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të muajit shkurt, ku asnjë prej koalicioneve nuk fitoi numra të mjaftueshëm për të formuar qeverinë, Italia vazhdon të qeveriset nga një kabinet i përkohshëm teknik.

Bisedimet e deritanishme janë vështirësuar nga fakti se të tre blloqet kryesore politike, refuzojnë të formojnë aleanca midis tyre, ndërsa asnjë aleancë tjetër, e një prej këtyre tre koalicioneve me një parti të katërt nuk do të garantonte shumicën në parlament.

Analistët janë shprehur skeptikë për këtë takim, duke paralajmëruar se Napolitano, me rolin e tij më shumë ceremonial në krye të shtetit, do ta ketë të vështirë të zgjidhë ngërçin, pavarësisht autoritetit të padiskutueshëm që gëzon në politikë.

Ngërçi politik në Itali ka ndikuar negativisht në krizën ekonomike, të ekonomisë së tretë më të madhe në Eurozonë.

Aktualisht, Italia është duke u përballur me rënien ekonomike më të gjatë në 20 vjet, që ka shkaktuar rënien e indekstit të kreditit në vlerësimin e rrezikshëm BBB+.

Gjithashtu, Italia përballet me një borxh kombëtar kolosal, i cili kap vlerën e 2,6 trilion dollarëve (120% e PBB-së).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›