Itali, bllokohen 1 ton drogë, ja emrat dhe fotot e të arrestuarve
VENECIA- Një operacion i gjerë policor mes Italisë e Shqipërisë është ndërmarrë nga policia e Venecias për të goditur një rrjet trafiku droge mes dy shteteve.
Agjentët e policisë kanë ekzekutuar 11 urdhërarreste me burg, dhe media italiane informon se mes të arrestuarve është dhe kapoja i trafikut, që jeton në Shqipëri.
Në këtë operacion të koduar "Underground- Al" (Nëntoka) janë sekuestruar 1 ton mariuanë. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat italiane më pas operacioni i arrestimit u konfirmua nga policia e Vlorës e cila thotë se në pranga kanë rënë 10 persona: 3 arrestime në Shqipëri dhe 7 në Venecia.
"Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës. Në bazë të hetimeve të kryera dhe të dokumentuara në ngarkim të anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ka rezultuar se kjo organizatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve Italiane kap vlerën e 7 milion eurove."- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës dalë sot në ora 11:00.
SI TRAFIKOHEJ DROGA NGA LAZARATI
Policia e Vlorës informon se lënda narkotike pasi sigurohej në Shqipëri (Lazarat), trafikohej drejt Italisë duke përdorur rrugë dhe metoda të ndryshme të sofistikuara kryesisht e fshehur në automjete (kamiona) në pronësi të të arrestuarve të mësipërm apo të shoqërive të ndryshme të transportit."
Ndërkohë sipas policia italiane droga fshihej në panelet e aluminit të cilat transportoheshin me furgonë nga porti i Vlorës drejt Brindizit. Droga mbërrinte në provicën e Venecias ku magazinohej në magazina të cilat i zotëronin personat nën hetim.
”Urdhërarrestet janë prerë nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias. Të 11 personat e arrestuar janë shqiptarë dhe akuzohen për import të sasive të mëdha lënde narkotike.”- bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të policisë italiane. Në operacionin e koduar “nëntoka” policia sekuestroi 1 ton mariuanë, një sasi rekord e sekuestruar në Veneto, dhe një ndër sasitë më të mëdha të drogës së sekuestruar në nivel kombëtar."- informon policia italiane.
Si rezultat i këtij operacioni, i cili është zhvilluar në të njëjtën kohë në të dyja vendet në shqipëri dhe itali janë arrestuar 10 shtetas. Në Shqipëri, nga efektivat e Drejtorisë së Policisë qarkut Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë janë arrestuar shtetasit:
1. Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues në Vlorë;
2. Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues në Vlorë;
3. Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues në Sarandë.
Ndërsa në Itali, kryesisht në Venecia janë arrestuar 7 persona të tjerë, më konkretisht:
1. Luigj MAKAJ, vjec 30,
2. Jeton MAKAJ, vjec, 24,
3. Klaudio PALUKA, vjec, 31
4. Ilir AGO, vjec 30,
5. Lulzim,HARUNI, vjec 31,
6. Leonard ARAPI, vjec 31;
7. Dritan,RROTANI vjec 37, të gjithë rezidentë në Venezia
TE ARRESTUARIT SIPAS POLICISE ITALIANE
Të arrestuarit sipas policisë italiane brenda një hetimi 1 vjeçar janë
Kol Bushpepa nga Mirdita
Prel Pjolla nga Shkodra
Dorian Dodaj nga Lezha
Brixhilda Miri nga Kruja
Lulzim Haruni
Luigj Makaj
Jeton Makaj
Ardian Shpati
Klaudio Paluka
Ilir Ago
Leonard Arapi
Dritan Rrotani
Robert Haruni
Marinel Haruni
Alfor Kurupi
OPERACIONI SI U EKZEKUTUAN ARRESTIMET
Operacioni ka filluar njëkohësisht në shqipëri dhe itali në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe për palën shqiptare kanë marrë pjesë 50 forca policore. Fillimisht lajmi u publikua në media italiane më pas Policia e Vlorës konfirmoi për operacion të përbashkët mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe autoritetit të antimafias për arrestimin e një organizate kriminale shumëkombëshe.
Ndaj këtij grupi kriminal, njësitë Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë kanë zhvilluar hetime intensive për një periudhë gati 1–vjecare dhe kanë shkëmbyer informacione reciproke në mënyrë permanente me autoritetet ligjzbatuese italiane.
"Për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kësaj organizate njësitë ligjzbatuese shqiptare dhe italiane kanë aplikuar të gjitha format dhe metodat speciale bashkëkohore të hetimit dhe ajo që është më e rëndësishme ka spikatur një bashkëpunim i shkëlqyer i autoriteteve policore shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe shkatërrimin e organizatave kriminale të narkotrafikut e për rrjedhojë del në pah niveli profesional, besueshmëria dhe performanca e Policisë së Shtetit Shqiptar si një partnere e denjë e policive homologe të vendeve të Bashkimit Europian. "- thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)