E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bllokohen mbeturinat speciale

Nje ngarkese me mbeturinat speciale qe po transportohej per ne Shqiperi eshte bllokuar ne portin italian te Barit.

Ngarkesa perbehej nga mbeturinat e 92 lavatriceve 68 frigorifereve dhe pjeseve te tjera te kembimit te gjitha te fshehura ne nje kamion.

Sipas legjislacionit italian keto materiale duhet te grumbullohen ne pika speciale dhe konsiderohen si mbeturina.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se keto pajisje po silleshin ne Shqiperi per tu shitur. Ne pranga ka rene transportuesi i mallit i cili akuzohet per trafik nderkombetar te mbeturinave speciale dhe shkelje te normave te mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›